Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026.
Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias.
Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”.
Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026:
Partizani – Vora
Teuta – Dinamo City
Vllaznia – Egnatia
AF Elbasani – Flamurtari
Bylis – Tirana
Kampionati “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin më 23 gusht.
Më poshtë gjeni kalendarin e plotë me të gjitha sfidat: