Bronckhorst
Ernest Muçi nuk po kalon një kohë të mirë te Beshiktashi. Futbollisti shqiptar mbeti jashtë edhe në ndeshjen ndaj Ajaksit. Asnjë hapësirë e dhënë, ndërsa edhe në momentet kur Muçi hyn në fushë ka kritika të mëdha nga mediat turke.
Së fundmi mediat në Turqi kanë raportuar arsyen se pse trajneri i ri Bronckhorst nuk po i beson Muçit. Sipas tyre, lojtari shqiptar ka rënë moralisht dhe trajnerit nuk i pëlqen mënyra sesi Ernesti po stërvitet para ndeshjeve. Për këtë arsye po mungon hapësira për shqiptarin, ndërsa nga ana tjetër thuhet ae Bronkchorst sheh potencial të madh te shqiptari. /Sport Ekspres/