Zbulohet ekipi i Serisë A që dëshiron Mirlind Dakun, mbërrin oferta zyrtare te Rubin Kazani

Mirlind Daku vazhdon të ngelet në prioritet të shumë klubeve, pavarësisht se historia e tij në Europianin e Gjermanisë ishte për t’u harruar. Por kjo nuk e ka ulur aspak interesin për të, teksa në Rusi kanë zbuluar edhe një ekip të Serisë A që e kërkon.

Bëhet fjalë për Cagliarin, që është pjesë e elitës së futbollit italian. Madje po sipas mediave në Rusi, Cagliari ka bërë një ofertë zyrtare për Mirlind Dakun. Për momentin Rubin Kazan nuk ka kthyer ende një përgjigje përfundimtare, ndërsa ngelet engimë pjesë e shumës së ofruar për kartonin e shqiptarit. /Elio Hajdari-Sport Ekpsres/