Sezoni i ri pritet të sjellë risi në kampionatin spanjoll. Kreu i ligës profesioniste në Spanjë ka bërë zgjedhjen e çuditshme për të zhvilluar ndeshjet e La Ligës në SHBA. Havier Tebasi ka pranuar se me shumë mundësi nga sezoni i ardhshëm, ndeshje zyrtare të La Ligës do të luhen jashtë Spanjës. Alternativa më e mundshme është SHBA-ja.
“Nuk e di kur, por këtë herë La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë. Mendoj se do të jetë në sezonin 2025/2026”, ka thënë Havier Tebasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/