Cristiano Ronaldo shëtiti në Lubjanë me një orë rozë me diamante. Para ndeshjes mes Sllovenisë dhe Portugalisë, Ronaldo u pa me një zgjedhje jo pak të çuditshme që gjendej në dorën e tij. Një eksperti i orës në faqen e specializuar “Ëatch on hand”, ka bërë një përshkrim të asaj që Ronaldo kishte zgjedhur si aksesor.
“Një zgjedhje shumë e pazakontë për një person të famshëm. Ndoshta është dëshmi se ai nuk di më se çfarë të bëjë me paratë që ka. Le t’i lëmë mënjanë shakatë tani, Ronaldo është personi më i ndjekur në Instagram dhe mbante një Casio G-Shock. Një orë e veshur me diamante, ora vjen me rrip gome rozë. Nuk dihet ende saktësisht çmimi i saj pasi nuk kemi informacion për pastërtinë, fortësinë dhe cilësinë e diamanteve të G-Shock, por besohet të jetë 100.000 dollarë”. /Sport Ekspres/