Zgjidhet personazhi i vitit 2024 në “Sport Ekspres”, ja kush u votua më shumë nga lojtarët e Shqipërisë

Jemi në fundin e vitit dhe Sport Ekspres para disa ditësh ka hapur një sondazh sa i përket Personazhit të Vitit. Këtë herë, ndryshe nga më parë, kemi përfshirë vetëm figurat e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare. Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi ishin figurat e përzgjedhura në listë. Tashmë është mësuar edhe rezultati i këtij sondazhi. Votat më të shumta shkuan për Mario Mitajn, që mban vendin e parë. Lojtari i Al Ittihad është lojtari më i preferuar i tifozëve shqiptarë për vitin 2024, duke marrë parasysh kontributin e tij në Kombëtare, por edhe ecurinë në klub.

Vendin e dytë e merr Myrto Uzuni që ka jo pak mbështetje mes tifozëve shqiptarë për shkak të ecurisë fantastike te Granada dhe më pak te Shqipëria, në mungesë të hapësirës. Ndërkohë vendi i tretë shkon për Berat Gjimshitin, që pavarësisht se ngriti trofeun e Europa League me shiritin e kapitenit dhe ishte po me të njëjtin shirit te Shqipëria, duket se nuk është emri ekzotik që i bën tifozët ta veçojnë mes të gjithëve. Në fakt, kjo edhe për shkak të karakterit të këtij mbrojtësi që nuk e pëlqen zhurmën dhe “shoë-in” që tërheq vëmendje. Në fund mund të thuhet se fitojë lojtari që e bën futbollin të jetë kaq i bukur, Mario Mitaj. /Sport Ekspres/