Problemet për Nedim Bajramin po vazhdojnë në Skoci dhe me trajnerin gjerman Danny Rohl, situata është bërë edhe më keq. Më përpara, Nedim Bajrami u la jashtë listës së ekipit për ndeshjet e Europa League, por merrte pak minuta aktivizimi në kampionat.
Ndërkohë pas ardhjes së 38-vjeçarit Rohl, situata është përmirësuar shumë dhe Rangersi po rikthehet aty ku i takon. Ajo që e karakterizon këtë trajner është disiplina e fortë dhe cilësitë burrërore që gjenden rrallë në ditën e sotme, paksa në shkollën e vjetër.
Pasi debutoi me humbjen 3-0 ndaj Brann në Europa League dhe ishte vetëm ndeshja e tij e parë si trajner, gjermani kishte guxim për t’u përballur me turmën e inatosur të tifozëve duke u dalë për ballë dhe duke u kërkuar falje për zhgënjimet që i ka sjellë ekipi i tyre.
Që pasi Rohl ka shkelur te Rangers, në 3 ndeshjet e radhës të këtij ekipi, Nedim Bajrami nuk ka qenë as në listën e ekipit i grumbulluar, për të mos folur më për minutat. është e qartë se diçka nuk po shkon me lojtarët shqiptarë dhe ata duhet të zgjohen përpara se të jetë shumë vonë. Dikur në ndeshjen Shqipëri-Itali në Europian, shprehja e bërë virale nga komentatori në Klan ishte “Alban, jam në ëndërr, më zgjo të lutem”, nga goli i realizuar nga Nedim Bajrami, ndërsa sot shprehja që i bie përshtat situatës është: “Zgjohu Nedim, të lutem”. /Sport Ekspres/