Interi po marshon me hap kampioni në Serie A, por ylli i dytë në fanellë nuk është i vetmi objektiv për Stiven Zhangun. Presidenti i zikaltërve dëshiron Champions League-n. Humbja në finalen e sezonit të shkuar duket se ka mbetur një peng për Zhangun, i cili ka vendosur të përdorë paratë për të motivuar skuadrën që të marrë në duar trofeun veshëgjatë.
Presidenti i Interit “hap thesin” për lojtarët dhe stafin. Luca Taidelli bën me dije se një shifër prej 15 milionë eurosh neto do të shërbejë si shpërblim për ekipin. Kualifikimi ndaj Atletikos së Madridit vlen 2 milionë euro, ndërsa po aq vlen kalimi i çdo faze me eliminim direkt. Për lojtarët do të ndahen edhe 6 milionë euro të tjera në rast fitimi të Champions League-s, si dhe 4 milionë euro do të jenë bonuse të parashikuara në kontratat e disa pje futbollistëve. Stiven Zhangu bën kështu pjesën e tij, tashmë i mbetet skuadrës që të bëjë pjesën e saj në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/