Edon Zhegrova ende nuk ka zbritur në fushë si titullar me fanenllën e Juventusit, por ka arritur të rrëmbejë zemrat e tifozëve me ato pak minuta që ka pasur në dispozicion. Alesio Takinardi beson se sulmuesi shqiptar mund të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen. Ish-futbollisti italian është shprehur gjithashtu se Zhegrova ka aftësinë të prishë ekuilibra e ndeshjes falë cilësive të tij teknike.
“Zhegrova ka lënë të kuptohet tashmë se mund ta ndryshojë ekuilibrin e forcave sapo të jetë plotësisht në formë. Ai do të jetë një tjetër aset i shkëlqyer për Igorin. Sepse në fund të fundit, realiteti është se për të pasur kampionate të mira dhe sezone të mira, keni nevojë për lojtarë të mëdhenj. Modriçi është një lojtar i madh, Zhegrova mund të bëhet një i tillë. Këta elementë e ndryshojnë ekuilibrin”, ka thënë Alesio Takinardi./Sport Ekspres/