Zlatan Ibrahimovi? e mbylli karrierën e tij në verën e vitit 2023 si lojtar i Milanit. Pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar, suedezi legjendar qëndroi në klub për të punuar si konsulent.
Tani djali i tij, Maximilian Ibrahimovi?, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale në karrierë me Milanin. Ky djalë është 17 vjeç dhe do të luajë për ekipin e të rinjve të Milanit, pasi ka luajtur për ekipin U-18 sezonin e kaluar.
Ai është një lojtar i vërtetë i gjithanshëm duke pasur parasysh se përveç pozicionit të krahut të majtë, mund të luajë edhe në pozicione të tjera në sulm, por edhe në mesfushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/