Shumë kritika ka pasur në Kroaci sa i përket barazimit me Shqipërinë. Dalic ka reaguar ashpër ndaj shkrimeve të mediave, teksa ka folur me jo pak ironi në deklaratën e fundit. Kroati ka kujtuar miqësoren perfekte kundër Portugalisë para se të niste Europiani, ku të gjithë u frikësuan nga Kroacia. Sipas Dalic, në atë ditë, Kroacia ishte ekipi më i mirë dhe tani është më i dobëti në Europë.
“Kam mësuar të pranoj kritikat. Më shumë sesa lëvdata, megjithëse ka pasur shumë më tepër suksese në shtatë vitet e mia. Ky është realiteti, unë jam gati ta përballoj dhe ta pranoj. Kur humbasim dhe luajmë keq, marr përgjegjësinë dhe them “Unë jam ai”. Dhe kështu është tani. I pranoj kritikat, e trajtoj me aq sa mundem.
Gjithashtu jam i vetëdijshëm që unë nuk kam asnjë meritë kur fitohen medalje dhe se jam aty rastësisht. Zoti im i dashur më jep aq sa mund të mbaj. Brozovi? është një gjigant i futbollit kroat. Pas Portugalisë, ne nuk folëm për këtë, sepse i gjithë ekipi ishte i mrekullueshëm. Tani është fakt që ne nuk punojmë mirë si ekip dhe pastaj Brozovcic nuk është as i mirë. Ishim në prag të rënies si në Katar ashtu edhe në Euron e fundit, ka pasur situata të tilla. Ndeshja me Italinë do të thotë gjithçka për ne, fitorja na çon më tej. U thashë lojtarëve se duhet të qëndrojmë pozitivë, duhet t’i qëndrojmë besnikë asaj që po bëjmë dhe duhet të rregullojmë gabimet.
Nuk pranuam asnjë gol në grup në Rusi, një në Katar dhe tani pesë. Ne i marrim lehtësisht, çdo sulm i rrezikshëm përfundon në rrjetën tonë dhe ne nuk funksionojmë siç duhet atje. Ne ishim mirë ndaj Portugalisë, nuk mundëm të pësonim gol ndaj tyre, domethënë ishte e vështirë, por tani është ndryshe. Për ne tani fillon faza e eliminimit”, tha Dalic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/