Alen Sherri ka ndërruar ekip. Portieri shqiptar ka lënë Kaljarin për t’ju bashkuar Frosinones në Serinë B. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes kanaleve zyrtate në rrjetet sociale. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit për 1 vit me të drejtë blerje për 1 milionë euro.
Gjithashtu, klubi nga Sardenja ka vendosur edhe një opsion riblerje për 1.5 milionë euro. Aktivizimi i tij përgjatë sezonit do të përkthehet në bonuse monetare për Frozinonen, duke nxitur kështu futjen në fushën e lojës për ish-portierin e Egnatias./Sport Ekspres/