Zyrtare/ Do të jetë shok skuadre me Arlind Ajetin, lojtari shqiptar transferohet te nënkampionët e Rumanisë

Armend Thaqi është zyrtarizuar te skuadra e tij e re. Pas largimit nga Ballkani, mbrojtësi i krahut të djathtë është transferuar si lojtar i lirë në radhët e CFR Kluzhit. Klubi rumun ka njoftuar ndjekësit përmes faqes zyrtare në “Facebook” për arritjen e marrëveshjes me futbollistin shqiptar. Kluzhi e përfundoi sezonin si nënkampione e Rumanisë, ndërsa pjesë e saj është edhe Arlind Ajeti.

“Mirësevjen, Armend Thaqi! Jemi të lumtur të njoftojmë se Armend Thaqi është mbrojtjësi ynë i djathtë i ri. Me origjinë nga Kosova, Thaqi deri më tani ka evoluar në vendlindjen e tij. Një pasues deçiziv i përsosur, Armendi vjen në Gruia nga FC Ballkani, kundërshtari ynë i mëparshëm në grupet e Ligës së Konferenës. Një ekip për të cilin ai ka kryer 172 paraqitje, ndër të cilat 33 vetëm në garat europiane, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 36 asiste!

Në 2017-n, Thaqi mori ftesën e parë në ekipin kombëtar të Republikës së Kosovës, duke regjistruar deri në tani 5 paraqitje me ekipin kombëtar të shtetit të tij. Ne i urojmë mirëseardhjen në Gruia dhe shumë suksese me ne”, ka njoftuar klubi CFR Kluzh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/