Xhakomo Vrioni është lojtari më i ri i Montrealit. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fund aventurës së tij në New England Revolutions pas 3 sezoneve. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Montrealit përmes një komunikate për shtyp në faqen zyrtare në ueb.
Ndërkohë ajo që tërheq një vëmendje të madhe është mënyra e transferimit të 26-vjeçarit. Vrioni është blerë për shifrën e 50 mijë dollarëve, por nga ana tjetër një pjesë e rrogës së tij për vitin 2025 do të vazhdojë të paguhet nga New England Revolutions. Këta të fundit kanë mbajtur edhe një pjesë të kartonit në rast të një rishitjeje në të ardhmen./Sport Ekspres/