ZYRTARE/ Egnatia ndërton plan afatgjatë, “timoni” i ekipit i besohet Tetovës edhe për tre vitet e ardhshme

Egnatia ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes së re me Edlir Tetovës. Këtij të fundit i besohet “timoni” i ekipit edhe për tre vitet e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhonas përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Kampionët e Shqipërisë kanë mbetur të kënaqur me tre trofetë e fituar nga Tetova në këto dy sezone, duke ndërtuar një plan afatgjatë me trajnerin e tyre.

“Klub Futboll Egnatia njofton se “kampioni” ynë Edlir Tetova ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027. Hap i rëndësishëm për vazhdimin e një projekti afatgjat të nisur 2 sezone më parë mes presidentit Agim Demrozi dhe trajnerit Edlir Tetova që ka sjell deri tani 2 Kupa të Shqipërisë dhe trofeun e titullit kampion”, ka njoftuar klubi Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/