Ildi Gruda është lojtari më i ri i Egnatias. Futbollisti pritej të ishte sërish pjesë e Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm, por zgjedhja e bërë prej tij e dërgoi në Rrogozhinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Egnatia përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Gruda ka firmosur deri në vitin 2027 dhe do të jetë i gatshëm javën e ardhshme për të luajtur në turin e parë kualifikues të Champions League-s.
“Ildi Gruda pjesë e kampionëve. Futbollisti dhe Presidenti Demrozi kanë firmosur një kontratë 2 vjecare me klubin deri në Qershor 2027. Pas konfirmimit të regjistrimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, futbollisti u bë pjesë e listës për ndeshjet eleminatore të UEFA Champions League”, ka njoftuar klubi Egnatia./Sport Ekspres/