Sot janë njohur dy klubet që do të jenë pjesë e “Abissnet Superiore”-s në sezonin e ardhshëm. Pas Bylisit, edhe Elbasani ka prerë biletën për të qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Verdhebluve u nevojitej vetëm një pikë, por ia kanë dalë të marrin tre këtë mbrëmje.
Në “Elbasan Arena” vendasit kanë mposhtur Apoloninë me rezultatin 1-0. Goli u dhënua nga Hoxha në minutat e fundit të takimit. Elbasani merr kështu dritën e gjelbër edhe nga matematika për të qenë zyrtarisht një prej 10 ekipeve të “Abissnet Superiore”-s sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/