Zyrtare/ Federiko Kieza është lojtari më i ri i Liverpulit, 17 milionë euro e dërgojnë në Angli

Federiko Kieza është zyrtisht lojtari më i ri i Liverpulit. Futbollisti 26-vjeçar është prezantuar sot përmes kanaleve zyrtare të klubit anglez në rrjetet sociale. “Të kuqtë” kanë paguar 17 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit italian nga Juventusi. Ai ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin aglez, ku do të synojë të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

“Dua të them diçka që më mbeti në mendje kur isha duke mbërritur me aeroplan. Pashë ‘Enfildin’ dhe sapo e pashë, i thashë gruas sime: Vendos këngën ‘You ëill never ëalk alone’! Doja ta përfytyroja veten time duke dëgjuar koret e tifozëve”, ka thënë Federiko Kieza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/