Zyrtare/ Franca shënoi vetëm një gol me aksion dhe zhgënjeu në Europian, merret vendimi për trajnerin

Franca u eliminua mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinale nga Spanja. Pikërisht në këtë ndeshje “gjelat” shënuan golin e tyre të parë të ndërtuar me një aksion të rrjedhshëm, teksa më parë golat kishin ardhur vetëm përmes autogolave dhe një penalltie. Ky Europian rezultoi një zhgënjim për Francën, e cila vinte në Gjermani si pretendente për të ngritur trofeun.

Por pavarësisht kritikave të mëdha, Deshpampi do të vazhdojë të qendrojë në krye të pankinës së Kombëtares franceze. Presidenti i FFF-së ka deklaruar për “L’Equipe” se: “Deshampi ka një kontratë dhe ai e ka arritur objektivin sportive që i ishte vendosur. Didieri do të vazhdojë misionin e tij”. Kështu, Dialoja ka konfirmuar Deshampin në rolin e trajnerit të “trikolorëve” deri në fund të Kampionatit Botëror 2026./Halit Delibashi-Sport Ekspres/