Tashmë është zyrtare. Alen Sherri është transferimi më i ri i Kaljarit. Portieri i Egnatias ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me klubin nga Sardenja deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kaljari përmes kanaleve të veta zyrtare. Një hap mjaft i rëndësishëm për 26-vjeçarin, që do të ketë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta të Europës. Tashmë porta e Kombëtarës do të jetë objektivi i radhës për Sherrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/