Aventura e Tiago Motës te Juventusi ka marrë fund. Juventusi nuk ka pritur fundin e sezonit për të shkarkuar trajnerin e tyre. Dy humbjet e fundit me 7 gola të pësuara ishin vendimtare për largimin e 42-vjeçarit nga drejtimi i bardhezinjve.
Juventusi i ka besuar stolin një ish-lojtari të tyre. Bëhet fjalë për Igor Tudorin, i cili ka veshur fanellën bardhezi në vitet 1998-2007, ndërsa në sezonin 2020-2021 ka ushtruar rolin e ndihmëstrajnerit te Juventusi. Palët kanë firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me të drejtë rinovimi në rast se arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve./Sport Ekspres/