Tashmë është zyrtare. Tiago Mota do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi italian ka njoftuar opinionin publik pak minuta më parë se 42-vjeçari do të drejtojë ekipin deri në verën e vitit 2027.
“Jam shumë i lumtur të nis një përvojëtë të re në një klub të madhsi Juventusi. I falenderoj drejtuesit dhe menaxherët, të cilët i siguroj se e gjithë ambicia ime është të mbaj lart ngjyrat e Juventusit dhe t’i bëj tifozët të lumtur”, kanë qenë fjalët e para të Tiago Motës si trajner i “zonjës së vjetër”. Përvoja e fundit e Motës ishte në stolin e Bolonjës, të cilën e dërgoi për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/