Juventusi nuk ka vonuar gjatë për të gjetur pasuesin e Igor Tudorit. Bardhezinjtë kanë vendosur t’i besojnë skuadrën një emri të njohur si Luçiano Spaleti. Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes faqes zyrtare.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në fund të këtij sezoni. Mësohet se kontrata mund të zgjatet në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Aventura e fundit e Spaletit ishte në krye të Kombëtares italiane, ndërsa para se të merrte drejtimin e “axurrëve” udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion./Sport Ekspres/