Albian Hajdari është lojtari më i ri i Hofenhajmit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes faqes zyrtare në “Twitter”. Ekipi i Bundesligës lajmëron se është arritur një marrëveshje afatgjatë me ish-lojtarin e Luganos, por pa përcaktuar numrin e viteve.
“Kemi nënshkruar me lojtarin e ekipit kombëtar të Zvicrës, Albian Hajdarin. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar vjen nga klubi FC Lugano i elitës së Zvicrës dhe ka firmosur një kontratë afatgkatë në Kraishgoj”, ka njoftuar klubi Hofenhajm./Sport Ekspres/