Mario Mitaj ka mësuar emrin e trajnerit të ri. Al Itihadi ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes deri në vitin 2027 me Serxho Konseisaon. Klubi ka ka shpërndarë një video përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ku përmes një loje shahu, trajneri protugez prezanton veten dhe filozofinë e tij. Konseisao më parë ka drejtuar Porton, ndërsa së fundmi ka qenë trajneri i Milanit në Serinë A.
“Fitorja nuk është një zgjedhje. Ajo na përkufizon ne. Kundërshtarët mund të ndryshojnë, aleatët bien, por kampioni mbetet. Ai e zotëron lojën. Jam Serxho Konseisao erdha për të ndërtuar lavdinë me Al Itihadin”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/