Tashmë është zyrtare. Milani dhe trajneri Konseisao kanë ndarë rrugët, duke mbyllur kështu bashkëpunimin mes tyre. Klubi kuqezi ka njoftuar opinionin sportiv përmes kanaleve të veta zyrtare për largimin e portugezit. Milani ka falenderuar Konseisaon dhe stafin e tij për përkushtimin e treguar në këto muaj.
“Do të donim të falenderonim Serxho Konseisaon dhe stafin e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe dedikimin e treguar gjatë kohës së tyre duke drejtuar ekipin e prë në muajt e fundit”, ka njoftuar klubi Milan./Sport Ekspres/