Liga e Serisë A ka zyrtarizuar formatin e ri të Superkupës së Italisë. Edhe këtë herë gara për trofeun do të përfshijë 4 ekipe. Milani dhe Bolonja janë dy nga skuadrat që e kanë siguruar që tani pjesëmarrjen në garë, duke qenë se janë finaliste të Kupës së Italisë të këtij sezoni.
Ndërkohë dy ekipet e tjera do të jenë ato që do të renditen në vendin e parë dhe në vendin e dytë të Serisë A në këtë sezon. Nga renditja e deritanishme, Interi dhe Napoli pritet të plotësojnë 4-shen që do të lu.ftojë për Superkupën e Italisë. Ndërkohë kompeticioni do të zhvillohet në Arabinë Saudite./Sport Ekspres/