Partizani ka prezantuar afrimin e ri në merkato. Kryeqytetasit kanë njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me lojtarin e Kombëtares së Kenias, Obiero Amos Nondin. Ky i fundit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një tjetër vit.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/