Egnatia ka prezantuar afrimin më të ri në merkato. Kampionët e “Abissnet Superiore” kanë zyrtarizuar Guillem Jaime-n. Lojtari 26-vjeçar është një prodhim i një prej akademive më të njohura të botës, “La Masia”. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë pjesë e Barcelonës B deri në vitin 2022. Më pas ka vazhduar karrierën në FC Intercity dhe Antequera në ligën e tretë të futbollit spanjoll.
“Guillem Jaime pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë tju njoftojmë se mbrojtësi ka nënshkruar kontratën për dy vitet në vazhdim.Mirë se erdhe dhe suksese”, ka njoftuar klubi Egnatia përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”./Sport Ekspres/