Zyrtare/ Partizani prezanton trajnerin e ri, një serb do të udhëheqë të kuqtë e kryeqytetit

Partizani i ka dhënë fund dilemave. Kryeqytetasit kanë zgjedhur trajnerin që do t’i drejtojë në këtë sezon. Klubi ka zyrtarizuar Aleksandar Veselinoviçin në krye të pankinës. Trajneri serb është prezantuar sot përpara mediave si timonieri i ri i Partizanit.

Veselinoviçi më herët ka drejtuar Vojvodinën në kampionatin serb, si dhe ka qenë trajner në ekipet e moshave të Kombëtares së Serbisë. Ndërkohë që prej vitit të shkuar 54-vjeçari ka qenë pa ekip. Përvojat e tij të fundit si trajner kanë qenë në Arabinë Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/