Xavi nuk do të jetë trajneri i Barcelonës duke nisur nga muaji korrik. Barcelona po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e tij. Rezultatet po mungojnë dhe përmbysja e sotme 5-3 nga Vijareali duket se ishte goditja përfundimtare për trajnerin katalanas.
Xavi nuk e ka kapërdirë dot këtë situatë dhe ka vendosur të largohet nga detyrë në fund të sezonit. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi Barcelona përmes faqes së vetë zyrtare në “Twitter”.
“Mendoj se situata meriton një ndryshim kursi dhe si një ‘kuler’ nuk mund ta lejok këtë situatë”, ka thënë Xavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xavi Hernández anuncia que el 30 de junio dejará de ser entrenador del FC Barcelona: “Creo que la situación merece un cambio de rumbo y como culer no puedo permitir esta situación” pic.twitter.com/yQKF0KmpVw
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) January 27, 2024