Zyrtare/ Shkruajti historinë me klubin, largohet nga Ballkani me 3 tituj radhazi dhe dy kualifikime në grupet e Ligës së Konferencës

Nazmi Gripshi ka përfunduar aventurën e tij te Ballkani. Lajmin e kapërcjellë vetë klubi nga Theranda përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”. Gripshi largohet kështu pas 4 sezoneve të luajtura me Ballkanin, ku ka arritur suksese historike. Lojtari durrsak ka fituar tre herë radhazi titullin kampion në Kosovë dhe ka siguruar dy herë radhazi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Faleminderit Nazmi Gripshi! Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij. Suksese Gripshi”, ka njoftuar klubi Ballkani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/