Klubi Skënderbeu ka njoftuar sot largimin e Ermir Rashicës. Sulmuesi shqiptar do të vazhdojë karrierën e tij në Ukrainë. Lojtari 20-vjeçar ka firmosur me klubin FC Metalist 1925. Lajmin e ka përcjellë vetë Skënderbeu nëpërmjet faqes së vetë zyrtare në “Facebook”.
“Faleminderit Ermir Rashica! KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin ukrainas FC Metalist 1925 për transferimin e sulmuesit Ermir Rashica. Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Ermirin për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”, ka njoftuar klubi Skënderbeu./Sport Ekspres/