Tirana ka prezantuar ditën e sotme afrimin më të ri në skuadër. Bardheblutë kanë bërë merkato në Serinë C, ku kanë gjetur marrëveshjen me Jan Solerin. Ky i fundit është 28 vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e Alesandrisë, ekip i cili ra në Serinë D. Mesfushori spanjoll është formuar në akademinë e Espanjolit, ndërsa në karrierë ka luajtur për Riterain në Lituani, Luisvill Sitin, Zaglebien dhe Mihalovcen.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin spanjoll, Ian Soler! Futbollisti 28-vjeçar është një prodhim i akademisë së Espanjolit, teksa është aktivizuar edhe me të rinjtë e Almerias e Fulhamit! KF Tirana i uron mesfushorit mirëseardhje në familjen bardh’ e blu”, ka njoftuar klubi Tirana përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/