ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri kthehet në shtëpi pas 12 viteve, e vazhdon karrierën në Europë

Xherdan Shaqiri ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Lojtari shqiptar ndërpreu me mirëkuptim kontratën e tij me Çikago Fajërin pak ditë më parë, duke përfunduar në merkato si futbollist i lirë. Ndërkohë sot, ka ndodhur edhe zyrtarizimi i tij te klubi i ri.

Shaqiri është kthyer në shtëpi pas 12 vitesh. Futbollisti 32-vjeçar ka firmosur për klubin ku nisi karrierën e tij, pët Bazelin. Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027./Sport Ekspres/