Zyrtarët e Federatës Braziliane janë në Madrid për Ançelotin! Reali ka gati prej muajsh planin, e gjen trajnerin në Gjermani

Karlo Ançeloti pritet të ndajë rrugët me Realin e Madridit. Federata Braziliane e Futbollit po ndjek me interes të lartë situatën. Fabricio Romano bën me dije se zyrtarë të Federatës gjenden në Madrid prej ditësh dhe po përpiqen të kontaktojnë kampin e Ançelotit. Mësohet se qendrimi i tij do të shtyhet edhe me një javë, pasi dëshirojnë të sigurojnë firmën e trajnerit italian përpara nisjes së Botërorit të Klubeve.

Ndërkohë nga ana tjetër, Reali i Madridit ka gati prej muajsh planin për zëvendësimin e Karlo Ançelotit. Klubi spanjoll po pret për hapat formal për të sjellë Çabi Alonson në krye të pankinës. Fabricio Romano ka njoftuar se te Leverkuseni nuk do t’i pengojnë udhën trajnerit të tyre, pasi janë të vetëdijshëm për dëshirën e Çabi Alonsos për të drejtuar Realin e Madridit./Sport Ekspres/