“Zyrtarizohet” largimi i yllit të Shqipërisë, Armando Broja stërvitet me U-21 e Chelsea

Tani nuk e ka më një kthim pas, Armando Broja do të largohet nga Chelsea. Kjo histori ka mbërritur në një tjetër pikë dhe nuk e ka më një kthim pas.

Pasi nuk u grumbullua në miqësoren kundër Real Madrid, Broja është dërguar në stërvitje te Chelsea U-21 dhe nuk po vazhdon me ekipin e parë. Ylli i Kombëtares pritet që të transferohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet për kalimin e tij. /Sport Ekspres/