100 minuta pa shënuar dot gol! Andrea Pirlo trondit Rei Manajn, e eleminon me ekipin e Kategorisë së Parë

Një tronditje e madhe për Rei Manajn në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas golit të shënuar me Serbinë dhe rikthimit në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk po kalon kohë të bukura me ekipin. Një humbje 0-5 në Champions League e Azisë ndaj Tractor të Regi Lushkjes dhe një eleminim sot nga Kupa. Eleminimi erdhi nga United FC, një ekip që ndodhej në Kategorinë e Parë, ndërsa Al Sharjah i Rei Manaj gjendet në elitë.

Një kategori ishte diferenca mes tyre, por e ulur ndjeshëm nga Andrea Pirlo. Andrea Pirlo është trajneri i United FC dhe diti fare mirë sesi ta bllokonte Rei Manajn. Pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, u luajtën edhe 30 minutat e shtesës. Trajneri i Al Sharjah e largoi Manajn në minutën e 97 të takimit pasi e kishte nisur si titullar, ndërsa në fund takimi përfundoi me penallti dhe atje United FC i shkaktoi eleminimin e turpshëm Al Sharjah. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/