Është zbuluar më në fund identiteti i “galaktikut” të ri të Real Madridit. Pak ditë më parë Florentino Perezi deklaroi se do të bënte ofertën më të lartë në historinë e klubit për një lojtar që, sipas tij, është në nivelin e Ronaldos dhe Kakasë. Sot, klubi madrilen ka njoftuar përmes faqes zyrtare në ueb se ka dorëzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh në tryezën e Atletikos së Madridit për të blerë kartonin e Julian Alvarezit. Ata kanë bërë me dije se kjo ofertë është refuzuar nga drejtuesit e Atletikos.
“Real Madrid CF njofton se, pas mbledhjes së sotme të Bordit të Drejtorëve, i ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh klubit Atletiko Madrid për të drejtat federative të lojtarit Julian Alvarez.
Pasi e studioi dhe e vlerësoi atë, Atletiko e Madridit e ka falënderuar klubin për ofertën, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis të dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, ka deklaruar klubi Real Madrid./Sport Ekspres/