9 javët e fundit të “Abissnet Superiore” në statistika/ Egnatia skuadra më në formë, Arsen Lleshi shënuesi më i mirë

Pas 22 javësh në kampionatin “Abissnet Superiore”, Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më në formë e momentit, pasi në nëntë javët e fundit kanë grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Pas Egnatias, vjen Dinamo City me 18 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë. Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspekt gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi. Sulmuesi i AF Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.