Sot, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet finalja për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, mes Dinamo City dhe Partizanit.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë sfidë pas ndeshjeve gjysmëfinale të “Final 4”, ku synuan kalimin në finalen e madhe për titullin kampion, por nuk ia dolën. Megjithëse kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në arenën europiane, derbi i së shtunës ka një rëndësi të veçantë për prestigjin dhe historinë e të dy klubeve, të cilat do të kërkojnë të mbyllin sezonin me një fitore.
Kjo do të jetë përballja e pestë mes tyre në këtë sezon, me bilanc të barabartë; dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa secila skuadër ka arritur nga një fitore. Tifozët e interesuar për të ndjekur finalen e vogël të kampionatit nga stadiumi “Elbasan Arena” mund të blejnë biletat online në këtë link: Dinamo City – Partizani