Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të futsallit. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tirana dominoi derbin kundër Partizanit, duke fituar me rezultatin e thellë 11-5.
Në sfidën tjetër, Vllaznia mposhti Flamurtarin me shifrat 6-1, dhe siguroi një vend në finalen e madhe.
Pas këtyre fitoreve, bardheblutë dhe kuqeblutë do të përballen për titullin kampion të sezonit, në finalen e madhe që do të luhet të dielën, më 18 maj 2025, në orën 17:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Rezultatet e ndeshjeve gjysmëfinale:
Tirana Futsal vs Partizani Futsal 11-5
Flamurtari Futsal vs Vllaznia Futsal 1-6
Finalja për titullin kampion:
Tirana Futsal vs Vllaznia Futsal 18 maj 2025, ora 17:00, “Asllan Rusi”