Edhe pse jo gjithçka është vendosur për këtë sezon, tashmë kanë nisur diskutimet për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë. Shumë emra janë qarkulluar në media për t’u konsideruar dhe Fabio Capello nuk ka dyshim se kush duhet të jetë.
Sipas ekspertëve, në lojë për Topin e Artë është ndër të tjera: Ousmane Dembele, i cili pësoi një metamorfozë dhe u bë një figurë kyçe e PSG-së, falë të cilit skuadra fitoi kampionatin dhe arriti në finalen e Champions League.
Përvec tij është edhe Rapniha, Lamine Yaamal, pa harruar edhe Lautaro Martinez, që e mori Interin “në krahë” për ta dërguar në finalen e Champions. Por për ish-trajnerin e Realit, Fabio Capello, nuk duhet të ketë asnjë dyshim. “Unë do të votoja për Lamine Yamal, ai është më i miri, jepini atij Topin e Artë menjëherë, pas tij do të vendosja Vinicius dhe Mbappe”, tha Capello. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/