Që Armando Broja po kalon një moment të vështirë te Burnley, ky tashmë është një fakt i ditur. Por këtë herë situata ka shkuar deri aty, aq sa mund të quhet qesharake. Flemming ishte një lojtar që te Burnley nuk luante si sulmues pykë, por duhej ta provonte atë rol pasi Armando Broja nuk po shkëlqente.
Flemming u përshtat dhe nisi të shënonte gola, aq sa kaloi te Ipsëich në Premier League, në një moment kur Burnley ra në Championship. Më pas te Burnley nisën të fusnin Amdounin, duke bërë një tjetër eksperiment për ta hequr nga roli që ishte projektuar te Burnley dhe për ta vendosur si sulmues pykë.
Amdouni nisi të shënonte dhe nga ana tjetër u mor Vardy, 39-vjeç, që kishte lënë futbollin, për të qenë zgjedhja e dytë te Burnley. Situata tani është bërë qesharake pasi Amdouni u dëmtua dhe për të mos luajtur me Brojën, Burnley bëri një “çmenduri” duke luajtur dy ndeshje radhazi me Vardyn 39-vjeç si titullar.
Për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe jashtë normales për moshën e tij, Vardy është dëmtuar. Pra në ndeshjen e nesërme kundër Lincoln, Burnley do të jetë pa Amdouni dhe Vardyn. Por sipas lajmeve që qarkullojnë pranë klubit të Burnley, trajneri Hayen po përgatit një tjetër eksperiment me një tjetër lojtar për ta futur si sulmues pykë, vetëm që Broja të mos luajë. Pra mos u habisni që një ditë, te Burnley të fusin një portier si sulmues, vetëm që Broja të mos jetë në fushë. /Sport Ekspres/