Naser Aliji ka luajtur me Shqipërinë në dy ndeshjet e fundit pas mungesës së Mitajt. Performanca e këtij lojtari ishte pozitive, për kundër faktit që nuk mund të ndihmonte në fazën sulmuese si Mario dhe nuk kishte të njëjtën siguri në mbajtjen e topit dhe driblimet e zakonshme që jemi mësuar t’i bëjë Mitaj. Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”, moderatori Altin Sulçe ka bërë një krahasim mes këtyre futbollistëve, por jo shumë për t’i vendosur ata në një krahasim sa për faktin që tregon kjo histori se edhe të tjerë lojtarë të Superiores mund të performojnë mirë te Shqipëria.
“Aliji luajti te Shqipëria, duke parë Ndrecën në Superiore, ka bërë super super super performancë, unë Alijin nuk e kam parë fare. Luajti me Anglinë Aliji, shkëlqyer. Atëherë, eksperimenti tregoi se kali ndonjëherë nuk e di fuqinë e tij, e lidhin. Kjo tregon se disa lojtarë të Superiores mund të paraqiten në mënyrë fantastike në Kombëtare. Se unë përshembull kur shoh Alijin në Superiore, më duket shumë normal, nuk kam parë ndonjë krosim apo ndonj gol të tij, ndërsa Ndreca godet si Roberto Carlos”, tha Sulce. /Sport Ekspres/