Ironia e madhe e fatit/ Fonseca u shkarkua nga detyra kundër Romës, për Conceicaon ishte ndeshja e fundit kundër…Romës 

Pas ndeshjes me Romën e gjeti vendin e punës te Milani dhe kundër Romës, e mbylli punën te Milani. Kjo është ironia e madhe e fatit e Conceicao-s, trajnerit të Milanit, që ka humbur ndaj kryeqytetasve dhe tani e gjen veten larg kuqezinjëve dhe njëkohësisht duke dështuar në misionin kryesor, kualifikimin në Champions League. 

Në fakt Fonseca u shkarkua në mes të ndeshjes Milan-Roma, teksa në rrjetet sociale qarkulloi lajmi i afrimit të Conceicaos. Këtë herë dihej që në fillim që Conceicao do të shkarkohej, para ndeshjes me Romës, por për shkak të kartonit të kuq të marrë në këtë takim dhe kur ka mbetur një javë nga fundi i kampionatit, në këtë takim ishte hera e fundit që Conceicao u pa në stolin e Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/