VIDEO/ Teuta siguron Superioren në minutat e fundit, Pogradeci i pafat për të dytin vit radhazi

Teuta do të qendrojë në “Abissnet Superiore” edhe në sezonin e ardhshëm. Bregdetarët kanë fituar sot finalen e “play out”-it kundër Pogradecit. Durrsakëve u ka mjaftuar vetëm një gol për të siguruar mbijetesën.

Sfida u vendos në minutat e fundit të saj, falë golit të shënuar nga Daci në minutën e 3-të të shtesës. Lojtari i Teutës shfrytëzoi një top të mbetur në zonë pas goditjes së këndit për të shtyrë në rrjetën kundërshtare. Kaq mjaftoi që ekipi bregdetar të merrte fitoren në “Niko Dovana”. Kjo është hera e dytë radhazi që Pogradeci i shkon fare pranë “Abissnet Superiore”-s, por fati nuk ishte në krahun e tij edhe këtë herë./Sport Ekspres/