Milani ka zhgënjyer në këtë sezon, ku nuk ka mundur të sigurojë dot pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s. Paraqitjet negative të skuadrës nuk janë toleruar nga tifozeria, e cila i ka dhënë sot mesazhin e qartë lojtarëve dhe drejtuesve të klubit. Ultrasit e skuadrës kuqezi kishin ndërtuar një koreografi, në të cilën formonin në gjuhën angleze fjalët: “Shkoni në shtëpi”!
Ata kanë ndezur edhe dritat e telefonave të tyre për ta bërë më të dallueshme koreografinë e përgatitur. Pasi kanë dhënë mesazhin, ultrasit e “Curva Sud” janë larguar nga stadiumi në minutën e 15, duke braktisur kështu Milanin në përballjen e fundit të kampionatit, atë kundër Moncës./Sport Ekspres/