Ajo që nuk blihet me para, blihet me shumë para! Nga 7 milionë euro në 25 milionë euro, Inzaghi braktis Interin pas finales me PSG 

Ajo që nuk pritej ndodhi, Inzaghi nuk do të jetë më pjesë e Interit. Trajneri i apasionuar që e kishte marrë detyrën me më shumë pasion dhe përkushtim nga kolegët e tjerë, kishte kulmin e tij në këtë sezon duke eliminuar nga Champions League Bayern Munchen dhe veçanërisht, super Barcelonën e Flick. 

E teksa te zikaltërit po përgatisnin ofertën e rinovimit të kontratës me 7 milionë euro në vit, papritur shfaqet Arabia Saudite. Një prej kanaleve kryesore televizive të Arabisë Saudite, SSC, shkruan se Inzaghi jo vetëm që ka marrë një ofertë nga Al Hilal, por e ka pranuar atë. Një ofertë e çmendur që përfshin kontratën dy vjecare me përfitim të madh, 25 milionë euro neto në sezon, ndryshe nga rinovimi me 7 milionë euro te Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/