Deklarata e fortë e ish-futbollistit që hap polemika: Armando Broja i formës më të dobët më i mirë se Rei Manaj i formës ideale 

Si do të luajë Shqipëria kundër Serbisë? Një diskutim i madh është edhe për pjesën e sulmit, atje ku si ide është hedhur herë pas here aktivizimi i Rei Manajt dhe Armando Brojës si një dyshe sulmuese. Ndaj Andorrës kjo dyshe funksionoi, por sigurisht që Serbia është një muzikë tjetër. 

I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, Ilir Alliu jo vetëm që mendon të kundërtën, por nuk ngurron të thotë se Armando Broja i formës më të dobët është më i mirë dhe më i domosdoshëm te Shqipëria se Manaj i formës më të mirë. Pra për të, në qendër duhet ta fillojë Armando Broja. 

“Për mua Manaj dhe Broja nuk duhet të luajnë bashkë në formacion, lojtarët me të njëjtat karakteristika nuk mund të luajnë të dy bashkë. Futboll njeh edhe gjëra të tilla, për mua Broja i formës së dobët është më i mirë se Manaj i formës më të mirë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/